Celebrities Gossip Showbiz

Dasma e vajzës së tyre bën bashkë Bill Gates me Melinda-n!

Së fundmi, Bill Gates dhe ish-bashkëshortja e tij, Melinda janë ribashkuar pas divorcit për të shoqëruar të bijën në altarin e dasmës së saj. Ceremonia martesore u mbajt në vilën e familjes Gate në pjesën veriore të Salem, New York. Vajza 25-vjeçare e një ndër themeluesve të Microsoft, Jennifer Gates zgjodhi fustanin e nuserisë të Vera Wang shoqëruar me një vello të gjatë në dasmën me bashkëshortin e saj, Nayel Nassar.

Martesa e së bijës është eventi i parë i rëndësishëm që i bashkoi Bill dhe Melinda pas kaq kohësh nga divorci i tyre, i cili u finalizua në maj të këtij viti.

Gjithashtu, ‘Daily Mail’ tregon se përpara ceremonisë martesore, si fillim u mbajt një darkë me familjet dhe pasi mbaruan të gjitha procedurat, Bill dhe e bija vallëzuan së bashku nën ritmin e këngës së Elton John, “Can You Feel That Love Tonight” dhe disa këngëve prej grupit të njohur muzikor, Coldplay.

Rikujtojmë, se Jennifer Gates, studente e mjekësisë dhe kalorësi profesionist, Nayel Nassar kanë qenë çift prej pesë vitesh. Sipas disa burimeve, ata janë njohur gjatë studimeve të tyre në universitetin e Stanford-it, në të cilin ajo studionte për biologji humane ndërsa ai për ekonomi.

Ndërkaq, vlen të theksojmë se ky ka qenë një vit i tmerrshëm për shumë njerëz, por kohët e mira vazhdojnë të vijnë për më të pasurit e Amerikës. Personi më i pasur në Amerikë, për të katërtin vit radhazi, është Jeff Bezos. Në vendin e dytë është Elon Musk, Mark Zuckerberg zuri vendin e tretë dhe Bill Gates renditet në vendin e katërt, hera e parë që ai nuk ka qenë në një nga dy vendet e para në tre dekada.

Bill e Melinda do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në fondacionin e bamirësisë, me fokus çështjet globale të shëndetit e zhvillimin, si dhe arsimin në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, ata investuan shuma të mëdha parash në kërkimet për vaksinën anti-COVID e kanë emrin në donacione për kurimin e koronavirusit. Puna në fondacion do të jetë periudhë prove pasi nëse Melinda konstaton se në dy vjet nuk mund të punojë më me Bill do të japë dorëheqje si bashkëdrejtuese por sërish duke u përfshirë në vendime.