Aktualitet Politikë

Debati për buxhetin në Kuvend, Berisha: Vjedhja më e madhe ndaj shqiptarëve. Balla: Berisha është tradhëtar!

Nga Foltorja e Kuvendit Sali Berisha ka folur në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2023, ndërsa i është rikthyer edhe një herë qeverisjes së tij të para 9 viteve. Berisha ka bërë krahasime dhe sipas tij rrogat në kohën kur ai ishte kryeministër ishin shumë herë më të larta. Sipas Berishës, me këtë projektbuxhet, qeveria po vjedh qytetarët, ndërsa theksoi se ky është një buxhet katastrofë. Berisha akuzoi qeverinë se i ka marrë ryshfet Italisë se do ta votojë për ekspozitën botërore në vitin 2030 dhe më pas i ka tërhequr mbështetjen.

“Ky është buxheti i vjedhjes më të madhe që një qeveri i ka bërë ndonjëherë shqiptarëve në historinë e tyre. Për të dokumentuar këto ju bëj me dije qe gjatë viteve 2005-2013 rritja ishte 530 miliardë klekë kundrejt vetëm 400 miliardë që rritja e 9 viteve të vjedhjeve të mëdha. Borxhi publik që kulmon me vjedhjen më të madhe historike u rrit me 500 mld lekë, në vitet 2005-2013 u rrit me 360 mld lekë. Pra rritja ishte 170 mld lekë më e madhe. Nuk është vetëm kaq sepse ju rritet taksat, rritja e taksave në këtovite shkon mesatarisht 500 mln euro në vit, në total shkon 4.5 mld euro. Ku shkuan këto para, në qoftë se me 500 mln taksa në vit më pak, me një borxh me tetë vite vetëm 320 mld kundër 520 mld që morët ju, u ndërtuar rrugë, shkolla e objekte arsimore, vepra të përpunimit ët ujërave të zeza, Shqipëria digjitale, me dhjetra rrjete kanalizime ujësjellësash, u dyfishuan rrogat e pensionet, ndihmat ekonomike por çfarë u bë, ku shkuan miliardat tuaja a mund të thoni, ku avulluan ato, rrogat as pensionet nuk u rriten, shqptarët janë me rrogë më të ulët ën Ballkan, asnjë punë tuajën nuk i tregoni dot shqiptarëve në nëntë vite. Të gjitha janë vazhdimet e punëve në ndërtim e sipër. Ndërtuat 7 kilometra rrugë e vodhët me thes, nuk mohoj se përfundoi rruga Kardhiq-Delvinë por si u ndërtuan, me 700 mijë euro kiometri. Tani pas 10 vitesh shtoni dhe 16mln të tjera për ti vjedhur se nuk jeni ngopur.”- tha Berisha.

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla iu përgjgj ashpër kreut të Rithemelimit Sali Berishës. Sipas tij, Berisha është tradhtar dhe përgjegjës për financimet ruse në PD dhe për furnizimin me naftë kontrabandë të Slobodan Millosheviçit në masakrën e Srebenicës

‘Personi që sapo foli është personifikimi më kuptimplotë i tradhtarëve në 110 viteve të fundit të Shqipërisë. Ky njeri futet te ata që ku kanë pasur mundësi, i ka bërë keq Shqipërisë. Sa herë Shqipëria dhe shqiptarët kanë pasur një çështje të madhe, gjithmonë ka qenë në krahun tjetër Berisha që ka bërë çdo gjë për të tradhtuar Shqipërinë që në 92-shin. Kur Kosova ndodhej në Rambuje, Saliu bënte protesta. Kur shqiptarë i kanë sytë në Kosovë, Saliu paralajmëron protesta e ke në thirrje për dhunë. Ndërsa Putin i ka shpallur luftë Evropës Berisha flet me të njëjtën gjuhë me Lavrovin.  Brenda PD nga ajo që ka mbetur, të ngrihet një pyetje si ka mundësi që, CIA struktura e inteligjencës më e madhe në botë thotë se PD është financuar me 600 mijë dollarë me fatura dhe natyrshëm me kompani guackë.

Një gjë është e sigurt, që ju nuk keni lidhje, ju që jeni në sallë. Shkoj te momenti kur Doland Lu i çoi përpara dosjes e Saliu iku me vrap. A i kanë treguar që Berisha është personi i lidhjes mes PD dhe financimeve ruse. Jam i gatshëm nëse ai ka burrëri të përballemi me këto dokumente që ne i kemi. Sesi Berisha është pjesë e banderolës ruse, theu embargon të OKB kundër Sllobodan të Millosheviçit me naftë kontrabandë për të vrarë boshnjakët.’- tha Balla në Kuvend.