Showbiz

Del në shitje albumi i parë i këngëtarit Ed Sheeran

Një demo e rrallë, e regjistruar nga këngëtari britanik, Ed Sheeran kur ishte vetëm 13-vjeç, është nxjerrë në ankand në Britani. “Spinning Man”, quhet albumi dhe ka gjithësej vetëm 20 kopje, 19 prej të cilave Sheeran i’a ka dhuruar miqve dhe familjarëve. Demo shitet bashkë me një kopje të “The Orange Room” të vitit 2005, CD-ja e dytë e Sheeran, dhe së bashku mund të kapin vlerën e 20,000 paundëve.

Drejtuesi i Ankandit, Paul Fair Weather tha se ajo që bie në sy është “përkushtimi” i prindërve të Sheeran. Në fillim të këtij muaji, një ankand i relikës i bërë nga vetë, Ed Sheeran mblodhi më shumë se 400,000£, dhe paratë shkuan për të mbështetur fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara.

Rikujtojmë se artisti dhe bashkëshortja e tij, Cherry Seaborn janë bërë prindër për herë të parë të një vajze. Këngëtari i hitit “Perfect” dhe partnerja e tij, Seaborn kanë një marrëdhënie 5-vjeçare me njëri-tjetrin dhe sipas “Hollywood Life”, ata u martuan në dhjetor në Suffolk të Anglisë, në një ceremoni private.