Ceremonia prestigjioze e Brit Awards 2026 do të zhvillohet më 28 shkurt në Manchester, duke shënuar një rikthim historik të eventit jashtë Londrës pas shumë vitesh.
Organizatorët kanë zbuluar listën e plotë të nominimeve, ndërsa gara këtë vit duket më e fortë se kurrë.
Dy emra spikasin mbi të gjithë: Olivia Dean dhe Lola Young, të cilat kryesojnë nominimet në disa nga kategoritë më të rëndësishme, duke u kthyer në protagoniste absolute të këtij edicioni.
Në kategorinë Artist i Vitit, konkurrojnë emra të mëdhenj si:
-Dave
-Fred again..
-JADE
-Lily Allen
-Little Simz
-Lola Young
-Olivia Dean
-PinkPantheress
-Sam Fender
-Self Esteem
Grupi i Vitit përfshin:
-The Last Dinner Party
-Pulp
-Sleep Token
-Wet Leg
-Wolf Alice
Albumi i Vitit:
-Dave me “The Boy Who Played The Harp”
-Lily Allen me “West End Girl”
-Olivia Dean me “The Art of Loving”
-Sam Fender me “People Watching”
-Wolf Alice me “The Clearing”
Kategoria Kënga e Vitit përmbledh disa nga hitet më të dëgjuara të vitit, mes tyre:
-“Messy” nga Lola Young
-“Man I Need” nga Olivia Dean
-“Survive” nga Lewis Capaldi
-“Azizam” nga Ed Sheeran.
Në arenën ndërkombëtare, për Artist Ndërkombëtar të Vitit konkurrojnë:
-Bad Bunny
-Chappell Roan
-Doechii
-Lady Gaga
-Rosalía
-Sabrina Carpenter
-Taylor Swift
-Tyler, The Creator
Ndërsa Taylor Swift dhe Sabrina Carpenter rikthehen edhe në garën për Këngën Ndërkombëtare të Vitit.
Lola Young vazhdon të dominojë edhe në kategori të tjera si Artisti Zbulim i Vitit, Artisti më i Mirë Pop dhe Artisti më i Mirë Alternativ/Rock, duke u konfirmuar si një nga figurat më të fuqishme të momentit në skenën britanike.
Çmimi Critics’ Choice tashmë ka një fitues: Jacob Alon, ndërsa për Producentin e Vitit dhe Tekstshkruesin e Vitit emrat do të zbulohen në një moment të mëvonshëm.
Brit Awards 2026 pritet të sjellë një mbrëmje spektakolare me performanca live, rivalitete të forta dhe surpriza, duke e kthyer Manchesterin në qendrën e muzikës britanike dhe ndërkombëtare për një natë të vetme.