Celebrities Gossip Showbiz

“Deri në 3 të mëngjesit ta ka qëndisur… “, Meritoni merr dhuratën e veçantë nga Çimi!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Mbrëmjen e djeshme me rastin e ditëlindjes së Meritonit ishin të ftuar në një festë të organizuar nga Vëllai i Madh ish-banorët e këtij edicioni. Shkëlqimi, një nga ish-banorët e këtij edicioni edhe pse ndnji shumë pak kohë në shtëpi krijoj miqësi të mirë me Meritonin e mbrëmjen e djeshme kishte një dhuratë për të. Çimi i ka dhuruar një bluzë tepër të veçantë Meritonit, në të cilën ishte qendisur flamuri shqiptar.

Ta ka qendisur një artizanal i Krujës deri në orën 3 të mëngjesit. E dija që do të pëlqente

Françeska Murati i ka premtuar Egla Cenos se fustanin për finalen e madhe të “Big Brother VIP 3” do t’ia dërgojë ajo. Teksa ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”, ish-banorja e këtij edicioni të reality show-t u shpreh se në fakt i ka dërguar një kostum, por që aktorja e ka kthyer mbrapsht.