Celebrities Showbiz

“I kërkova llogari…”/Françeska tregon për ‘sherrin’ me Eglën në ditëlindjen e Meritonit!

Françeska Murati i ka premtuar Egla Cenos se fustanin për finalen e madhe të “Big Brother VIP 3” do t’ia dërgojë ajo. Teksa ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”, ish-banorja e këtij edicioni të reality show-t u shpreh se në fakt i ka dërguar një kostum, por që aktorja e ka kthyer mbrapsht.

Kujtojmë se mbrëmë Françeska së bashku me disa ish- banorë kanë hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të surprizuar Meriton Mjekiqin me rastin e ditëlindjes. E pyetur nga moderatorët nëse do e mbante premtimin, Françeska tha:

Në fakt i kam dërguar një kostum por Egla e ka kthyer mbrapsht. Edhe mbrëmë që isha për ditëlindjen e Meritonin bëra ‘sherr’, i kërkova llogari. Por pasi të mbaroj këtu do kërkoj për fustanin e Eglës. Kam dy versione, se më tregoi se çfarë dëshironte.

Lidhur me faktin se si iu duk rikthimi në shtëpi dhe finalistët, Françeska u shpreh:

Nuk m’u duk shumë rikthim por si normalitet, sepse nuk kam shumë ditë që kam ikur. Unë i pashë që ishin shumë të lodhur. Ishte një moment që po shihja Eglën dhe ishte gati e përlotur. Është një ngarkesë shumë e madhe dhe të duket sikur nuk do të vijë kurrë fundi.

E pyetur se kush ka sakrifikuar më shumë për këtë lojë dhe mund të fitojë, ish-banorja u përgjigj:

Për mua secili është shumë ndryshe nga tjetri dhe rrugëtimet e tyre nuk janë të njëjta. Për mua treshja më e fortë aty është Juli, Egla dhe Meritoni. Kanë bërë lojën më finoke dhe secili nga të tre po ta fitonte do isha shumë e kënaqur. Fituesi do ndahet me shumë pak vota, ndryshe nga vitet e kaluara.