Celebrities Gossip Showbiz

Deshi, s’deshi, u bë meme! Reagimi i Selena Gomez për nominimin e Chris Brown bëhet viral!

Selena Gomez duket sikur nuk është një fanse e Chris Brown dhe për këtë nuk ka aspak ndërmend të kërkojë falje. Këngëtarja e hitit “Calm Down” ka qënë e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards 2023, mbrëmjen e së shtunës dhe një ditë më vonë, ajo është shndërruar në një meme në rrjetet sociale. Shkak për këtë është bërë reagimi i saj në momentin që Chris Brown u nominua për çmimin ‘këngëtari më i mirë RnB’.

Në momentin që emri i Chris Brown u përmend, Gomez u filmua teksa shtrembëroi fytyrën e saj dhe më pas nisi të qeshte dhe të duartrokiste për artistët e tjerë të nominuar në këtë kategori. Ka qënë “iHeartRadio Australia” ajo që ka publikuar këtë këtë video në rrjetet sociale, bashkangjitur të cilës shkroi:

Reagimi i Selena Gomez për nominimin e Chris Brown…

Themeluesja e “Rare Beauty” i është përgjigjur me një koment, duke shkruar: “Punë e madhe”. Më pas Gomez ka bërë një postim në Instastory, referuar kësaj video të bërë virale, duke shkruar:

Nuk do të bëhem kurrë më një meme. Do preferoj më mirë të rri pa lëvizur sasa të gjykohem për të qënurit vetvetja. Shumë dashuri.