Filmi biografik i Michael Jackson me regji të Antoine Fuqua do të nisë xhirimet. Për momentin dihen pak detaje rreth filmit. Personazhi që do të portretizojë mbretin e popit do të jetë Jaafar Jackson, nipi i vetë Michael Jackson.
“Është tepër emocionuese të shohësh Jaafar që sillte në jetë Michael. Kishte një lidhje të madhe shpirtërore kur e takova, vura re se ai ka një aftësi të natyrshme për ta imituar atë, si dhe ka një kimi të madhe me kamerën”,-tha regjisori për Variety. Ndërkohë aktorja që do të luajë nënën e Michael Jackson, është Nia Long, e cila ka luajtur në filma të tjerë si “The Best Man”, “Big Momma’s House” dhe “Are We There Yet?”.
“Jam e emocionuar që do të luajë rolin e një gruaje që ishte një shkëmb dhe zemra e familjes Jackson gjatë kohërave të saj më të mira dhe më të trazuara”-është shprehur regjisorja. Filmi biografik i Mbretit të Popit pritet të dalë në kinema në prill 2025. Rikujtojmë se disa muaj më parë detaje të reja rreth ditëve të fundit të figurës ikonë të muzikës pop dolën në dritë 14 vjet pas vdekjes së tij.
Një dokumentar i titulluar “Killing Michael Jackson”, me regji dhe prodhuar nga ZigZag, ka bërë bujë në rrjetet sociale. Ai përmban dëshmi nga tre detektivët e përfshirë në hetimin e vdekjes së këngëtarit. Dokumentari zbulon aspekte intriguese të autopsisë së Jackson, duke hedhur dritë mbi plagët e ndryshme të trupit të tij.