Showbiz

Dhurata e frikshme që Kanye West i bëri Kim Kardashian për ditëlindje bëhet virale në rrjet

Pak ditë më parë Kim Kardashian mbushi 40-vjeç dhe festa që ajo organizoi i ka bërë të gjithë të flasin me vete. Ylli i “Keeping up with the Kardashians” organizoi festën e ditëlindjes në një ishull privat dhe i mori të gjithë të ftuarit e saj në një avion me numrat 777, si simbol fatsjellës.

Deri këtu çdo gjë duket një mrekulli ama të ftuarit e saj kaluan një sfidë që vështirë vetëm që të ishin pjesë e festës së çmendur të sipërmarrëses së famshme. Kim i ka vënë kusht të ftuarve që të bënin 2 javë të plota karantine para se të vinin në ditëlindje, në mënyrë që të mos ishin të detyruar të mbanin distancë sociale, maska apo të dezinfektoheshin gjithë kohën.

Të gjithë të ftuarit e saj e kanë zbatuar me përpikmëri këtë kusht të 40-vjeçares duke u izoluar nga mëngjesi deri në darkë për 2 javë rresht. Krahas kësaj, ajo që po komentohet po kaq shumë është dhurata, e veçantë por dhe e frikshme që Kanye West i ka bërë gruas së tij.

Reperi i famshëm i dhuroi bashkëshortes së tij një hologramë të babait të saj të ndjerë. Holograma shfaqte të ndjerin Robert Kardashian në rininë e tij i cili u uronte Kim ditëlindjen dhe shfaqte mall për fëmijët e duke theksuar se sa shumë janë rritur e zbukuruar.

Nga ana tjetër, holograma e Robert Kardashian lavdëronte Kanye West si njeriun më të zgjuar, gjeniun e të gjitha kohërave. Megjithëse në dukje kjo dhuratë është e veçantë dhe u pëlqye shumë nga Kim dhe motrat e saj, për shumë fansa ishte e frikshme. Sidomos, pjesa kur i drejtohet Kanye West.