Sport

Dikur e kishte lojtar tashmë e ka koleg, Guardiola thurë elozhe për punën e Xabi Alonsos!

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka zgjedhur fjalët më të mira për ish-lojtarin e tij, tani trajner i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonson. Alonso është trajneri i vetëm i pamposhtur këtë sezon në Evropë dhe puna së bashku me lojën që po bën te Leverkuseni, nuk ka lënë pa u vënë re nga të gjithë. Njëri nga ta është trajneri më i mirë në botë viteve të fundit, Guardiola, i cili nuk ka hezituar ta komplimentojë spanjollin, por nuk ka mbetur i befasuar nga puna e tij.

“Nëse më pyet për punën që po bën, sinqerisht është fantastike. Është e vetmja skuadër në futbollin modern që është e pamposhtur në të gjitha garat dhe që lufton në atë mënyrë me Bayern Munich atje”, ka thënë fillimisht Guardiola. “Tani ata kanë pjesën më të rëndësishme të sezonit për ta. Tani ata janë në pozitën që nuk mund ta fitojnë Bundesligën, por mund ta humbin atë sepse të gjithë mendojnë se është bërë. Dhe tani është gjëja më e vështirë; nuk bëhet derisa të bëhet”. “Por uau, jo vetëm mënyra se si luajnë, ata nuk humbën asnjë ndeshje në Ligën e Evropës, në Kupë të Gjermanisë dhe Bundesligë, dhe në mënyrën se si po luajnë…”. “Pra, unë isha jashtëzakonisht me fat që e pata atë për një vit e gjysmë, dy vjet dhe ai ishte një lojtar shumë inteligjent”, përfundoi trajneri i Cityt.