Celebrities Gossip Showbiz

Diola Dosti eleminohet sonte nga shtëpia e “BBV2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Këtë javë në nominim kanë qenë Armaldo, Kristi, Dea Mishel, Nita dhe Diola. Mes këtyre banorëve publiku ka vendosur që nga shtëpia e “BBV2” të largohet përfundimisht Diola.

Me rastin e 25 vjetorit të  Top Albania Radio, Vëllai i Madh ka vendosur që buxheti i kësaj jave për banorët të varej nga një sfidë në lidhje me radion. Luizi, Armaldo, Valbona, Nita dhe Keisi, si këngëtarë në profesion duhet të memorizonin për 1 minutë 30 këngët më të dëgjuara në Top Albania Radio në këto 25 vite dhe ti përsërisnin. Banorët arritën të fitonin vetëm 30% të buxhetit.