Celebrities Gossip Showbiz

Ditë aspak të mira për Kylie Jenner, kritikohet dhe ironizohet koleksioni i ri me rroba banje i miliarderes!

Miliarderja e famshme Kylie Jenner më 17 shtator lançoi linjën e saj të re me rroba banje të quajtur ‘Kylie Swim’. Menjëherë blerjet nisën dhe mesa duket vlerësimet e para të klientëve për rrobat e banjës nuk janë aspak të mira. Së fundmi, blerësit në TikTok kanë shfaqur një zhgënjim të thellë pas blerjes së tyre dhe kanë vënë ne dukje cilësinë e keqe të materialit. Një përdoruese tregoi qepje të çrregullta dhe pëlhurë të tejdukshme.

@briannaxrenee

the way it keeps getting worse🥴 #kyliejenner #kylieswim

♬ september on crack ft. a recorder (Earth, Wind & Fire – September) – frickin weeb

Një tjetër përdoruese TikTok-u vuri re se pjesa e përparme e kostumit ishte në thelb po aq e ngushtë sa ajo e pasme, duke thënë:

Duhet të depilohesh, të bësh lazer. Nëse ke qime atje poshtë, do të shfaqen.

@makeupshayla

Kylie swim honest review #BillboardNXT #foryou #kylieswim #livelaughlove #kyliejenner #fy

♬ The Assignment – Tay Money

Një tjetër shtoi se ajo mendonte se rrobat e banjës ishin super të lezetshme dhe se ajo e dashuronte modelin e tyre por do t’i mbante ato vetëm për fotografi në vend që t’i përdorte në plazh, nga frika e ekspozimit të trupit më shumë se sa duhet.

@kindredl

Kylie, bestie I’m afraid to tell you this #kylieswim #kyliejenner #scam

♬ Monkeys Spinning Monkeys – Kevin MacLeod

Ju rikujtojmë, se Kylie së fundmi ka ndarë me fansat e saj produktet më të reja të kompanisë së saj. Këtë herë nuk janë as rrobe banje dhe as produkte kozmetike por ajo ka menduar që të tregohet më e përgatitur se kurrë për bebin e saj që po vjen prandaj edhe ka lançuar produktet më të reja për to.

Në këto produkte të reja përfshihen shampo të vogla për t’ju bërë banjën bebeve sa më të bukur gjithashtu dhe kremra hidratues për lëkurën e tyre të butë. Produktet mbajnë emrin ‘Kylie Baby’.

Gjithashtu 24-vjeçarja bëri një tur në shtëpinë e saj të re luksoze prej 36.5 milionë dollarësh, ndërsa mori pjesë në serinë e videove shumë të njohura të “Vogue 73 Questions”. Kylie foli shumë për familjen e saj të famshme dhe zbuloi se ajo dhe Travis Scott nuk kanë zgjedhur një emër për fëmijën e tyre të dytë pasi presin të zbulojnë gjininë.