Celebrities Health & Beauty

Kylie Jenner sjell në treg markën e saj më të re për kujdesin ndaj bebave!

Mami bukuroshe Kylie Jenner ka ndarë me fansat e saj produktet më të reja të kompanisë së saj. Këtë herë nuk janë as rrobe banjo dhe as produkte kozmetike por ajo ka menduar që të tregohet më e përgatitur se kurrë për bebin e saj që po vjen prandaj edhe ka lançuar produktet më të reja për to.

Në këto produkte të reja përfshihen shampo të vogla për t’ju bërë banjën bebeve sa më të bukur gjithashtu dhe kremra hidratues për lëkurën e tyre të butë. Produktet mbajnë emrin ‘Kylie Baby’.

Miliarderja 24-vjeçare mesa duket ka vendosur që të mos ndalet por të vazhdojë me planet dhe projektet e saj. Në llogarinë e re të ‘Kylie Baby’ është postuar një foto nga ku shikohet edhe Kylie edhe Stormi së bashku edhe me produktet e reja që pritet të lançohen me 28 shtator.

Kylie ka shpjeguar gjithashtu se:

 Doja të krijoja diçka që do ta përdorja për fëmijët e mi. Të gjitha këto janë të testuara dhe miratuara edhe nga Stormi. Këto janë produktet e vetme që ne përdorim për gati dy vjet tani. 

Ylli i KUWTK mendohet se do të përfshijë edhe produkte të tjera si karroca, mbulesa të karrocave, ulëse për fëmijë në makinë etj.

Në muajin maj Kylie gjithashtu ka paraqitur dokumente ligjore për të sjellë në treg markën e saj më të re ‘Kylie Swim’. Kjo linjë e re përfshin edhe syze dielli, çanta plazhi, mbulesa dhe këpucë. Ajo tashmë mbikëqyr dhe drejton ‘Kylie Cosmetics’ dhe ‘Kylie Skin’.

Rikujtojmë se 24-vjeçarja ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me të dashurin e saj, Travis Scott dhe këtë ajo e bëri të ditur nëpërmjet një postimi ku kishte përmbledhur të gjitha momentet e bukura që pas lajmit që ajo kishte marrë vesh se ishte në pritje të ëmbël. Kjo mendohet se ka qenë edhe asryeja kryesore që bukuroshja nuk arriti dot që të merrte pjesë në eventin madhështor të ‘Met Gala’-s.