Celebrities Gossip Showbiz

“Do ta puth në buzë…”, personazhi i ri në shtëpinë e “BBv3” bën për vete Erjolën!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Në shtëpi është futur një personazh i ri, i cili i ka bërë menjëherë të gjithë banorët për vete. Është fjala për majmunin Yabu, i cili është pjesë e sfidës së re. Ndërkohë kur banorët kanë parë majmunin janë gëzuar dhe madje Erjola shprehet se ‘do ta puthë në buzë’.

Graciano: A të grric ky

Erjola: Erdhi personi që do e puth në buzë, i dashuri im i ri. Do e puç te buza unë këtë

Meritoni: O zemrën ja hëngsha

Graciano: Si bebe

Heidi: Është komplet beb

Këto ditë Romeo dhe Heidi kanë pasur mundësinë të shijojnë ambjentet e suitës në privatësi, si çifit i vetëm i mbetur brenda shtëpisë. Edhe pse pati shumë komente lidhur me distancën dhe mungesën e vëmendjes që Romeo pati ndaj Heidit dukej se gjërat kanë ndryshuar. Mes puthjeve dhe përqafimeve çifti dhuroi momente romantike mes tyre.