Celebrities Gossip Showbiz

Do të jetë në “BBV3”? Krist Aliaj tregon kushtin e tij!

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. Bëhet fjalë për ‘She’s On Top’, spektakël i cili sapo ka nisur në Top Channel dhe Kristi është pjesë e jurisë profesioniste që gjykon vajzat.

Së fundmi Kristi ka postuar një ‘Ask’ në Instastoryn e tij, ku ndjekësit i kanë drejtuar disa pyetje dhe Kristi u është përgjigjur shumicës prej tyre. E sigurisht që pyetjet në lidhje me shtëpinë më të famshme në Shqipëri nuk kanë munguar.

Nëse marr 50.000 kërkesa

Po

Në këtë sezon të “Kepi i VIP-ave” nuk mund të mungonin edhe disa ish-banorë të “BBV2”, të cilët tërhoqën gjithë vëmendjen e publikut për muaj me radhë dhe vazhdojnë ende të jenë kryefjalë e portaleve. Në një intervistë, autorja e ‘Kepit’, Olsa Muhameti u shpreh se do të ketë shumë biseda të pambyllura nga “BBV2” dhe zbuloi gjithashtu se Keisi Medini do të jetë pjesë.

E mendohet se bukuroshja do do të ketë një takim romantik dhe sqarues me Kristin. Kjo pasi së fundmi, Kristi na ka zbuluar se ndodhet në Bodrum, Turqi, në të njëjtin vend ku janë zhvilluar xhirimet e “Kepi i VIP-ave”.