Celebrities Gossip Showbiz

Edhe Krist Aliaj pjesë e “Kepi i VIP-ave”? Ja çfarë na bëri të dyshojmë!

Olsa Muhameti na ka zbuluar tashmë se së shpejti do të nis “Kepi i VIP-ave”. Dihet se ky sezon do të ketë shumë ndryshime dhe pjesëmarrës dinamik edhe pse tashmë kanë nisur të aludohen disa emra të personazhe VIP. Sezoni i ri do të jetë gjatë muajve të verës dhe shumë shpejt do të nisin xhirimet.

Në këtë sezon  të “Kepi i Vip-ave” nuk mund të mungonin edhe disa ish-banorë të “BBV2”, të cilët tërhoqën gjithë vëmendjen e publikut për disa muaj dhe vazhdojnë akoma ta kenë. Në një intervist Olsa Muhameti u shpreh se do të ketë shumë biseda të pambyllura nga “BBV2” dhe gjithashtu se Keisi Medini, e cila do të jetë pjesë e “Kepi i VIP-ave” do të ketë konfrontime, ndoshta shkojmë edhe në ndonjë darkë romantike me një nga personat më të përfolur të “BBV2”.

E duket se ishte ashtu siç e menduam dhe se personi që do të ketë një takim romantik dhe sqarim me Keisin do të jetë Krist Aliaj. Kjo pasi së fundmi Kristi ka postuar disa foto në Instagramin e tij nga Bodrum, Turqi, në të njëjtin vend ku janë bërë xhirimet e “Kepi i VIP-ave”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KRIST DRAGOT (@kristdragot)

Është aluduar tashmë se Kiara Tito do të jetë moderatore në sezonin e ri të “Kepi i Tundimeve”. Deri më tani nuk ka pasur një aprovim nga Kiara, por disa postime në Instastory kanë vërtetuar diçka.