Celebrities Gossip Showbiz

Dojna Mema poston foton e veçantë familjare!

Moderatorja e njohur Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata u bënë prindër të një djali pak javë më parë. Nolan Sol e ndryshoi jetën e çiftit përgjithmonë. Dojna është mjaft aktive në Instagram duke postuar pjesë nga përditshmëria, e tashmë edhe me vogëlushin që i ka ‘ndriçuar’ jetën.

Vetëm pak më parë Dojna ka postuar një foto shumë të ëmbël dhe të veçantë të familjes së saj, ku shfaqet ajo, partneri i saj i zemrës, Vashenti dhe djali i tyre, Nolan Sol. Në foto duket çifti, i cili është duke i dhuruar një puthje në buzë njëri-tjetrit dhe djali i tyre, i cili është në krahët e Dojnës dhe mund të themi se është një nga fotot më të bukura që moderatotja ka publikuar deri më tani. Në foto Dojna shkruan:

Dashuria është superfuqia ime

Rikujtojmë se para disa ditësh, Dojna na ka treguar një tjetër detaj lidhur me vogëlushin e saj, i cili nuk ka vetëm një emër por dy. Me një foto të postuar në Instastory, moderatorja ka treguar se emri i plotë i djalit të saj është Nolan Sol Sata.  

Por, një nga Instastory-t më të fundit duket se nuk ka të bëjë me Nolan, por një ‘ankesë’ që prezantuesja na zbuloi se partneri i saj e paska prej vitesh. Teksa ka ripostuar një mesazh që i ka ardhur në Instagram nga Vlashenti i cili i thotë: “Bëji masazh burrit”, bukuroshja i është përgjigjur duke i thënë: “Ka 4 vjet që ankohet.”