Celebrities Gossip Showbiz

Dojna Mema realizon fotosesionin artistik në ditët e fundit të pritjes së ëmbël!

Ata janë çifti më i përfolur i momentit dhe bëhet fjalë për Dojna Mema dhe Vlashent Sata. Dyshja është në një lidhje dashurie prej kohësh tashmë dhe sytë e të gjithëve janë drejt tyre. Dojna është në pritje të ëmbël të një vogëlushi dhe ndan shpesh me ndjekësit e saj postime nga ky rrugëtim kaq i mrekullueshëm.

Edhe shumë pak e ndan bukuroshen nga pritja e ëmbël dhe së fundmi ka realizuar një fotosesion artistik që na i ka bërë ‘sytë zemra’ në këto ditë të fundit të shtatzënisë.

 

Dojna është në pritje të ëmbël të një vogëlushi dhe ndan shpesh me ndjekësit e saj postime nga ky rrugëtim kaq i mrekullueshëm. Vetëm pak ditë më parë, prezantuesja ka postuar një sërë fotosh me një veshje të ngushtë ku dukshëm mund të shihet barku i saj i rrumbullakosur. Fotot i ka shoqëruar me shkrimin “më godit edhe një herë bebush”, dhe duket se Dojna po i shijon shumë goditjet e bebit të saj.

Gjithmonë Dojna ka postuar foto dhe video nga ecuria e shtatzënisë së saj dhe kështu ka qenë edhe një postim i moderatores, ku na ka treguar se tashmë ka hyrë në muajn e fundit të shtatzënisë.

Çifti Dojna-Vlashent nuk ishin shfaqur asnjëherë në një intervistë televizive së bashku gjatë shtatzanisë së bukuroshes, por ‘thyen akullin’ në episodin e fundit të ‘Më lër të flas’.