Celebrities Gossip Showbiz

Dojna poston foto nga muaj i fundit i pritjes së ëmbël!

Ata janë çifti më i përfolur i momentit dhe bëhet fjalë për Dojna Mema dhe Vlashent Sata. Dyshja është në një lidhje dashurie prej kohësh tashmë dhe sytë e të gjithëve janë drejt tyre. Dojna është në pritje të ëmbël të një vogëlushi dhe ndan shpesh me ndjekësit e saj postime nga ky rrugëtim kaq i mrekullueshëm.

Edhe shumë pak e ndan bukuroshen nga pritja e ëmbël. Gjithmonë Dojna ka postuar foto dhe video nga ecuria e shtatzënisë së saj dhe kështu ka qenë edhe postimi i fundit i moderatores, ku na ka treguar se tashmë ka hyrë në muajn e fundit të shtatzënisë.

Çifti Dojna-Vlashent nuk ishin shfaqur asnjëherë në një intervistë televizive së bashku gjatë shtatzanisë së bukuroshes, por ‘thyen akullin’ në këtë episod të fundit të ‘Më lër të flas’.

Fillimisht, Dojna na tregoi për momentin e parë kur mësuan për fëmijën që do të vinte në jetë dhe si reagoi gyshja e saj e famshme tanimë në rrjete sociale. Prezantuesja gjithashtu na rrëfeu dhe momentin e veçantë të propozimit dhe planet e dyshes për të jetuar në të ardhmen.

Dojna është në pritje të ëmbël të një vogëlushi dhe ndan shpesh me ndjekësit e saj postime nga ky rrugëtim kaq i mrekullueshëm. Vetëm pak ditë më parë, prezantuesja ka postuar një sërë fotosh me një veshje të ngushtë ku dukshëm mund të shihet barku i saj i rrumbullakosur. Fotot i ka shoqëruar me shkrimin “më godit edhe një herë bebush”, dhe duket se Dojna po i shijon shumë goditjet e bebit të saj.