Celebrities

Dokumentari po vjen! Babai i Meghan Markle së shpejti nxjerr “të palarat” e të bijës!

Marrëdhënia e Meghan-it me të atin, Thomas Markle, nuk ka qenë aspak tipike baba-bijë. Ndoshta sepse pasi Meghan doli publikisht me Harry-n, babai i saj nuk u përmbajt aspak në deklaratat publike.

Në maj të 2018-ës, Thomas Markle nuk ishte i pranishëm në dasmën e së bijës me princin Harry. Duke përfituar nga fama e të bijës, babai i Dukeshës po nxjerr një dokumentar ku do të flasë për jetën e tij dhe sigurisht për atë të Meghan Markle. Thomas Markle tha për “The Sun” se:

Dokumentari fillon me jetën time, familjen time, dashurinë time për teatrin dhe televizionin dhe si arrita atje. Pastaj jeta ime me Meghan, duke u rritur, ditët e saj të shkollës derisa shkoi në kolegj dhe kur filloi karriera e saj. Kishim një jetë të mirë së bashku, deri në martesën e saj të parë dhe lëvizjes së saj në Kanada. Pastaj fillon një histori e re. 

Ai po punon fort që dokumentari të dalë brenda këtij viti, ndërsa nuk kemi ende asnjë reagim publik nga Meghan Markle.