Celebrities Gossip Showbiz

Don Xhoni poston foto nga fëmijëria dhe tregon 2 rregullat e jetës së tij!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit. E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lansojë.

Së fundmi Don Xhoni po shijon suksesin e këngës së tij të fundit, i cili është një bashkëpunim me këngëtaren Era Istrefi dhe titullohet “Hala” dhe shumica e postimeve të tij n◄ rrjete sociale kanë të bëjnë me arritjet e tij në muzike dhe projektet.  Ama ditën e sotme reperi duket se është bërë nostalgjik dhe ka menduar kohën kur ishte vetëm një fëmijë i vogël dhe të gjitha ato çfarë ka arritur sot, për të atëherë ishin vetëm ëndrra. Xhonatani ka postuar një foto të tij, para shumë vitesh, por që kishte 2 rregulla: 1. Kurrë mos u dorëzo dhe 2. Dëgjo rregullin numër 1.

E mesa duket Ariana e ka harruar tashmë përfundimisht reperin, pasi së fundmi ka marrë një vendim të rëndësishëm në jetën e saj. Ditën e sotme, Ariana ka lajmëruar se është fejuar me partnerin e saj të ri e këtë na e ka treguar me anë të një fotoje të postuar në Instastory, ku duken dora e saj dhe e partnerit me unaza fejese në gisht.

E projekti më i fundit në fakt padyshim që do ia mbushi zemrën plot të gjithë fansave të tij të zjarrtë. Reperi i hitit ‘Katile’ vetëm para pak minutash zbuloi se do të publikojë EP-në e tij të parë (mini- album). Me anë të disa Instastory-ve ai ka treguar se e ka gati, megjithatë u shpreh se të tjera informacione do t’i zbulojë në vijim.