Celebrities Gossip Showbiz

Don Xhoni ‘thumbon’ keqazi kolegët!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit. E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lançojë.

Padyshim që një artist si ai nuk mund t’i mungonte sezonit të nxehtë veror dhe i vetëm Don Xhoni ka publikuar këngën e re, e cila titullohet ‘Katile’ dhe surpriza e madhe ishte pikërisht modelja protagoniste në klipin e këngës, e cila është bukuroshja Megi Pojani. Ky projekt muzikor është pëlqyer shumë nga ndjekësit, dhe deri më tani ka arritur plot 25 milion klikime në platformën YouTube.

Teksa sezoni veror dihet se është shumë i ngarkuar me koncerte për këngëtarët edhe për reperin nga Drenica, të tilla aktivitete kanë qenë të shumta. Në më të fundit, teksa ka ndarë disa Instastory duke treguar se sa shumë dashamirës ka, Xhonatani nuk e ka kursyer një ‘thumb’ për kolegët e tij.

Hiti i verës 2022 “Katile”. Ai që thotë ndryshe është inatçi. 

Kujtojmë se para disa ditësh reperi është arrestuar dhe shoqëruar në rajonin policor në Kosovë, pasi i janë gjetur dhe sekuestruar një armë pa leje dhe fishekë. Policia e Kosovës ka dhënë edhe një version zyrtar lidhur me këtë çështje. Por duket se qëndrimi i Don Xhonit në komisariat ka qenë i shkurtër, pasi vetëm pas disa orësh reperi ka postuar një video në ‘Instastory’, brenda një makine duke treguar kështu se është i lirë. Dhe më vonë në një video live, publikisht për ndjekësit e tij tregoi se gjërat janë në rregull dhe se ka shumë respekt për policinë e Kosovës.