Celebrities Gossip Showbiz

Në shumë pak orë, Don Xhoni dhe ‘Katilja’ arrijnë një super sukses!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit. E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lansojë.

Padyshim që një artist si ai nuk mund t’i mungonte sezonit të nxehtë veror dhe pikërisht këtë na ka paralajmëruar reperi. Disa ditë më parë ai na zbuloi se do të publikojë një këngë me emrin ‘Katile’ dhe surpriza e madhe ishte pikërisht se modelja protagoniste është bukuroshja Megi Pojani. Mbrëmjen e djeshme në orën 23:59, reperi nga Drenica lansoi projektin e tij dhe në vetëm kaq pak orë ka arritur plot 1 milion klikime, një super sukses ky, por i pritshëm pasi prej kohësh një pjesë e ‘Katiles’ ishte bërë virale tanimë.

Kujtojmë se para disa ditësh reperi është arrestuar dhe shoqëruar në rajonin policor në Kosovë, pasi i janë gjetur dhe sekuestruar një armë pa leje dhe fishekë. Policia e Kosovës ka dhënë edhe një version zyrtar lidhur me këtë çështje. Por duket se qëndrimi i Don Xhonit në komisariat ka qenë i shkurtër, pasi vetëm pas disa orësh reperi ka postuar një video në ‘Instastory’, brenda një makine duke treguar kështu se është i lirë. Dhe më vonë në një video live, publikisht për ndjekësit e tij tregoi se gjërat janë në rregull dhe se ka shumë respekt për policinë e Kosovës.