Celebrities Gossip Showbiz

Donte të largohej nga shtëpia me Heidin, ja çfarë bën Romeo!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura në suitë, duket se ka ndodhur e kundërta. Çifti po kalonte një gjendje jo të mirë emocionale dhe si pasojë kanë kërkuar që të dalin nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Por gjërat kanë ndryshuar gjatë mbrëmjes së djeshme. Teksa ishin të dy në xhakuzi, Romeo ka vendosur që t’i kërkojë ndjesë Heidit që e ka mërzitur.

Romeo: Më fal që të mërzita. Nuk dua unë që t’i të mërzitesh. Nuk ndodh dhe prandaj po qesh se nuk dua ti të mërzitesh. Jam në kulm të nervash dhe qesh se nuk dua që t’i të mërzitesh. Nuk e kupton këtë gjë? Më vjen plasja…

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. E teksa banorët kanë dyshimet e tyre në raportin mes Heidit dhe Romeos, teksa Liami ia ka thënë këtë gjë banores.