Celebrities Gossip Showbiz

Drake shkëputet nga muzika?! Reperi bën njoftimin e papritur…

Reperi i njohur, Drake ka njoftuar se po bën një pushim nga muzika për t’u fokusuar në shëndetin e tij. Në një deklaratë të bërë në Radio Drake tha:

Unë ndoshta nuk do të bëj muzikë për pak. Do të jem i vërtetë me ju. Më duhet të fokusohem te shëndeti im, para së gjithash…Siç e dini, unë dua që njerëzit të jenë të shëndetshëm në jetë.

Drake zbuloi se ai ka pasur probleme serioze me stomakun për vite dhe tani do të marrë kohë për t’i trajtuar ato. Njoftimi i reperit erdhi në të njëjtën ditë kur ai publikoi albumin e tij të ri, “For All the Dogs”. Rikujtojmë, se së fundmi Drake ka zbuluar koleksionin e reçipetave që ka grumbulluar nga fanset në performancat e tij të ndryshme. Njerëzit kanë mbetur të habitur nga fakti se sa reçipeta i janë hedhur Drake gjatë kohës që ai ka qenë duke performuar. Por reperi me siguri nuk e priste që të përfundonte me një dhomë të tërë reçipetash kur u kërkoi fansave të vazhdonin t’i hidhnin ato në skenë.