Drake, një nga këngëtarët më të suksesshëm dhe i njohur në të gjithë botën, së fundmi ka folur në lidhje me efektet anësore të COVID-19 që po i përjeton pasi zbuloi se ishte infektuar me virusin. Reperi i hitit “God’s Plan” tregoi se kishte rezultuar pozitiv me koronavirus nëpërmjet një pyetjeje që një ndjekës i kishte bërë në Instagram, që e ngacmonte për modelin e tij të flokëve. Këtu Drake pranoi se po përjetonte dhe rënie të flokëve.
Një nga fansat e Drake bëri shaka se zemra e rruar në të majtë të kokës së Drake, është “e stresuar”, duke treguar një fotografi të vjetër ku zemra është komplet ndryshe në krahasim me të renë. Në foton më të fundit, zemra ndodhet në gjysmë dhe në një cep të vogël para se të afrohet pranë vijës së flokëve të reperit, por Drake u përgjigj në komente se ishte COVID-i ai që e ktheu atë teksa e shoqëroi edhe me një emoji duke qarë.
Unë kisha COVID dhe ajo gjëja u bë e çuditshme, më duhej ta filloja përsëri.
https://www.instagram.com/p/CSqEHkfjIZx/?utm_source=ig_web_copy_link
Drake ka folur edhe më parë në lidhje me frikën nga COVID-19 që ai përjetoi gjatë fillimit të pandemisë, në mars të vitit 2020, ku nëpërmjet një Instagram Live, ai ka thënë se doli negativ pasi u shoqërua me yllin e NBA, Kevin Durant, i cili rezultoi të kishte pasur kontakt me virusin.
Humbja e flokëve është një efekt anësor i dokumentuar i COVID-19. Gjithashtu aktorja Alyssa Milano, që doli në tetor 2020 në “The Dr. Oz Show” për të shpjeguar se ajo kishte pësuar “humbje ekstreme të flokëve” si dhe “mjegull në tru” pasi rezultoi pozitive me COVID-19.
Është e vështirë, veçanërisht kur je aktore dhe shumë nga identiteti yt është i mbështjellë me ato gjëra, si të kesh flokë të gjatë të mëndafshtë dhe lëkurë të pastër. Së bashku me këto, unë gjithashtu kam mjegullën e trurit. E cila përsëri si aktore dhe si dikush që duhet të mësojë përmendësh dialogun dhe të jetë në gjendje të krijojë emocion dhe të përgjigjet, është e frikshme.
Rikujtojmë se, mjegulla e trurit duket se është një fenomen shumë i përhapur kohët e fundit. Mjegulla e trurit në vetëvete nuk është një diagnozë, sëmundje apo çrregullim, sipas Dr. Sabina Brennan, një neuroshkencëtare dhe autore e librit “Beating Brain Fog”, (të mundësh mjegullën e trurit). Por ky fenomen, i njohur si lodhje mendore, i konsideruar ndryshe si sinonim ose simptomë e mjegullës së trurit, është i vërtetë.
Gjithashtu, të qenit tullac është një model që shoqërohet me një gjendje të bezdisshme, të trashëguar gjenetikisht që shkakton shumicën e rasteve të rënies së flokëve tek meshkujt. Kjo i prek të gjithë në mënyra të ndryshme, por në përgjithësi ndjek një rrugë të caktuar. Lajmi i mirë është se ka stile, prerje dhe një sërë produktesh për t’ju ndihmuar në çdo hap të kësaj rruge.