Lifestyle Love & Sex

Duhet të kuptoni që partneri nuk është shoku juaj kështu që këto gjëra është mirë të mos i ndani me ta!

Dihet se komunikimi është çelësi i çdo marrëdhënieje. Megjithatë, disa gjëra nuk duhet t’ja thoni partnerit. Këtu, mbi të gjitha, nënkuptojmë fjalëkalimet e rrjeteve sociale. Ndarja e tyre me partnerin është tërësisht e panevojshme dhe mund të shkaktojë edhe më shumë grindje, në rastin kur sheh diçka që nuk i pëlqen apo diçka e interpreton gabimisht.

Gjithashtu, as ju mos e detyroni atë që të ndajë fjalëkalimet me ju. Nuk jeni të detyruara as t’i zbuloni sa partnerë seksualë keni pasur deri tani. Gjithashtu, kur bëhet fjalë për jetën seksuale, ajo që ai gjithashtu nuk ka nevojë të dijë janë detajet e jetës intime me ish-partnerët tuaj.

Askush nuk e ka të lehtë të dëgjojë gjëra të tilla, të cilat gjithashtu do të mund të zgjonin pasiguri dhe xhelozi ndaj tij, prandaj kijeni këtë parasysh, para se hapeni lidhur me këtë temë. Ndërkaq, nëse pranoni se nuk pëlqeni një pjesëtar nga familja e tij, ai ose ajo do të ndihet sikur duhet të zgjedhë. Çfarëdo që duhet të bëni kur bëhet fjalë për familjen e tij, bëjeni me një buzëqeshje, pa u dukur arrogantë.

Ndërkaq, çiftet që sapo kanë filluar lidhjen duhet ta reduktojnë kohën që shpenzojnë me njëri-tjetrin, kjo sipas ekspertëve. Në fazat e hershme të lidhjes, emocionet e të takuarit dikë të ri mund t’ju bëjnë të dëshironi të shpenzoni sa më shumë kohë që është e mundur me ta. Sidoqoftë, kjo nuk është e këshillueshme.

Scott Carroll, psikiatër dhe autor librash, beson se çelësi për një fillim të lumtur të një lidhjeje qëndron në atë se duhet ta takoni personin tjetër vetëm dy herë në javë. Ndërsa Dr.Seth Meyer, psikolog i licencuar dhe gjithashtu autor librash, së fundmi ka shkruar se si takimi i shpeshtë me një partner të ri mund të ketë efekte negative në periudhën afatgjatë në lidhje.