Lifestyle Love & Sex

Ka diçka të rëndësishme që çiftet e reja duhet të dinë, për të mirën e marrëdhënies tuaj e kemi!

Çiftet që sapo kanë filluar lidhjen duhet ta reduktojnë kohën që shpenzojnë me njëri-tjetrin, kjo sipas ekspertëve. Në fazat e hershme të lidhjes, emocionet e të takuarit dikë të ri mund t’ju bëjnë të dëshironi të shpenzoni sa më shumë kohë që është e mundur me ta. Sidoqoftë, kjo nuk është e këshillueshme.

Scott Carroll, psikiatër dhe autor librash, beson se çelësi për një fillim të lumtur të një lidhjeje qëndron në atë se duhet ta takoni personin tjetër vetëm dy herë në javë. Ndërsa Dr.Seth Meyer, psikolog i licencuar dhe gjithashtu autor librash, së fundmi ka shkruar se si takimi i shpeshtë me një partner të ri mund të ketë efekte negative në periudhën afatgjatë në lidhje.

Përderisa çiftet duan ta kalojnë çdo ditë së bashku në fillim të lidhjes dhe ta njohin njëri-tjetrin, fatkeqësisht kjo nuk është formula e cila do të rezultojë në një lidhje të suksesshme afatgjate.

Sipas Meyeres, takimi i shpeshtë me partnerin e ri rrit dëshirën për t’u afruar e për të kryer sa më shpejt marrëdhënie seksuale dhe kjo ju rrezikon të përjetoni emocionet më të thella në një kohë të shkurtër. Ndërkaq, lidhjet në kohët moderne janë të vështira dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc.

Ekspertët janë duke hulumtuar arsyet se përse lidhjet po dështojnë. Sipas një profesori të psikologjisë sociale, ne thjeshtë jemi idealistë. Eli Finkel, i cili punon në Universitetin Northwester, beson se ne presim shumë nga një lidhje romantike dhe duhet t’i zvogëlojmë pritshmëritë tona për të qenë të kënaqur.