Bie nga pallati në ndërtim në Vlorë, humb jetën punëtori 60-vjeç. Ngjarja tragjike ndodhi rreth mesdite në zonën e Ujit të Ftohtë. Nga burime policore, bëhet e ditur se dyshohet se ra aksidentalisht nga lartësia. Fatkeqësisht nuk mundi t’iu mbijetojë dëmtimeve të rënda e ndërroi jetë në spital. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave.
Vlorë/ Informacion paraprak
Rreth orës 11:55, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasi A. P., rreth 60 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Po sot, në Tiranë, një 45-vjeçar mori dëmtime dhe u dërgua në spital pasi duke punuar në një pallat në ndërtim në zonën e Unazës së Re ra në kontakt me energjinë elektrike. Edhe në këtë rast, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.
Tiranë/ Informacion paraprak
Më datë 18.05.2023, në Unazë të Re, në një pallat në ndërtim e sipër, shtetasi B. R., 45 vjeç, duke punuar në këtë pallat, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.