Celebrities Gossip Showbiz

Dy vizitorët e Arbanës pas lindjes së vogëlushes janë kaq të veçantë…

Moderatorja e njohur Arbana Osmani së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e gëzueshëm. Familjes së moderatores sapo iu shtua edhe një tjetër anëtar, vogëlushja e sapolindur të cilën mami Arbana dhe babi Eduarti e kanë pagëzuar me emrin Zoi. 

Tanimë familja e tyre është bërë e madhe dhe Joni me Diellin janë dy vëllezërit më të mëdhenj të vogëlushes së sapolindur. Pak më parë, Arbana ndau me ne një foto që na i bëri ‘sytë zemra’ ku na ka treguar dy vizitorët e veçantë që i shkuan prezantueses në spital.

Vëllezërit e mëdhenj erdhën të vizitojnë motrën e vogël

Arbana së fundmi ka marrë një iniciativë që është me të vërtetë për t’u duartrokitur. Bukuroshja po i dhuron fëmijëve në nevojë disa nga sendet dhe mobiljet shtëpiake që ka përdorur te djemtë e saj për fëmijët në nevojë.

Prezantuesja do të rikthehet me sezonin e 2 të “BBV” ku ka premtuar mjaft risi të reja që na presin nga ky edicion.