Celebrities Film & Tv Showbiz

E bullizuar për shkak të pamjes së saj, producenti i kërkon aktores të bëjë këtë gjë…

Kirsten Dunst nuk është një emër i panjohur për Hollywood-in. Aktorja ka debutuar në më shumë se 80 filma gjatë karrierës së saj prej tre dekadash, por edhe ajo nuk është imune nga standardet e bukurisë të kësaj industrie.

Në një intervistë të fundit për Netflix, aktorja kujtoi se si produecentët e filmave donin që t’i rregullonin dhëmbët dhe zbuloi se shoqja e saj regjisore dhe bashkëpunëtorja prej një kohë të gjatë, Sofia Coppola, ndihmoi në rritjen e vetëvlerësimit të saj. Duke parë rolin e saj në filmin e Coppola-s të vitit 1999, “The Virgin Suicides”, Dunst tha se:

Ishte hera e parë që u pashë nga dikush si një grua e bukur dhe një grua ma dha këtë ndjesi… ishte shumë fuqizuese për mua në atë moshë për sa i përket mënyrës se si ndihesha për veten dhe bukurinë time.

Dunst, e cila pas kësaj luajti në filmin “Marie Antoinette” të vitit 2006 dhe “The Beguiled” të vitit 2017, u shfaq në debutimin e filmit me metrazh të gjatë me regji të Coppola kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe. Ajo vijoi:

Kjo është një moshë e çuditshme. Ajo thjesht më dha shumë besim që e mbajta gjatë gjithë karrierës sime përsa i përket producentëve që donin të rregullonin dhëmbët e mi… Njerëzit thjesht përpiqen të ndryshojnë dhe manipulojnë aktoret e reja në një mënyrë për t’i bërë ato të njëjta. Ajo më bëri të ndihesha e bukur për atë që isha dhe kjo ishte një kohë shumë e rëndësishme në jetën time për t’u ndjerë në atë mënyrë dhe për t’u shfaqur si isha vërtetë.

Në një intervistë të nëntorit me Independent , aktorja zbuloi se ishte një nga producentët e filmit “Spider-Man” të vitit 2002, në të cilin ajo luajti si Mary Jane, ishte i pari e nxiti atë të rregullonte buzëqeshjen e saj dhe madje e çoi atë tek dentisti për ta bërë këtë gjë.