Celebrities Gossip Showbiz

E divorcuar nga partneri? Linda Halimi i jep fund spekulimeve…

Linda Halimi është një nga këngëtaret me një zë shumë potencial që edhe pse nuk del në dalje televizive apo koncerte është mjaft e njohur nga audienca. Lindita Halimi në 2019-ën ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë që është vajzë dhe askush nuk e dinte që ajo ishte shtatzënë. Linda së bashku me partnerin e saj janë prindër të një vajze të vogël, Kaimana dhe jetojnë së bashku në Amerikë prej vitesh tanimë.

Mirëpo, së fundmi është përfolur shumë për një  një divorc dhe kjo falë mungesës së fotografive nga çifti. Dukeqenëse, rrjetet sociale janë një mjet kryesor që ne mund të kuptojmë se nëse një çift janë apo jo bashkë, pasi një ‘like’ apo ‘unfollow’ tregon shumë.

Mirëpo, Linda duket se ka vendosur t’ju japë fund thashethemeve duke publikuar një  fotografi të partnerit të saj, Davon. Krahas postimit, bukuroshja e ka shoqëruar me një mbishkrim shumë romantik.

Gjithçka e imja, përgjithmonë!

Epo, jemi shumë të lumtur për dyshen!

Ditët e fundit po përflitet shumë një video shumë banale që po qarkullon në rrjetet sociale, ku një burrë dhunon një grua teksa debatojnë në një supermarket. Një video e tillë ka shokuar opinionin publik dhe për më tepër shumë personazhe të showbiz-it kanë reaguar lidhur me këtë situatë aspak të këndshme. Një ndër to ka qenë dhe këngëtarja Linda Halimi, e cila me anë të në Instastory ka reaguar tepër ashpër.

Burrë ‘bal’ tipik, i frustrum, që mendon se kështu shprehet “burrnia” e tij… imagjino të të bjerë “hise” një si ky për burrë e babë të fmijës tënd! Llum! Zhyll!