Celebrities Showbiz

E përlotur, Beniada Nishani flet për herë të parë për ndarjen: “I uroj më të mirën…”

Pak pas daljes nga “Big Brother VIP”, Beniada Nishani zbuloi se kishte nisur një lidhje dashurie. Ajo u shpreh në intervista të ndryshme shumë e dashuruar me partnerin e saj, identitetin e të cilit nuk e zbuloi asnjëherë, ndonëse në mediat sociale publikoi disa foto romantike duke ia fshehur portretin.

Në media u aludua se ajo ishte në lidhje më vëllain e Arbër Hajdarit dhe ish-futbollistin e Tiranës, Blerti. Sipas zërave që qarkulluan dyshja u njohën në “Procesi Sportiv” dhe u fotografuan disa herë bashkë në evente të ndryshme. Gjithsesi, asnjëri prej tyre nuk i konfirmoi asnjëherë këto zëra.

Ajo që u konfirmua pak javë më parë ishte ndarja e modeles. Vetë Beniada ka thyer heshtjen sot duke folur për herë të parë mbi ndarjen. E ftuar në studion e “Wake Up”, Beniada u shpreh mirënjohëse për lidhjen për aq sa zgjati. E përlotur nga emocionet e bukura, modelja i uroi më të mirat ish-partnerit dhe u shpreh:

Kur kam dalë nga “BBV” kam qenë shumë e sinqertë me publikun, duke ndarë detajet e mia personale. Nuk ka rëndësi si shkojnë gjërat në jetë, ka rëndësi çfarë ne jetojmë. Edhe nëse një lidhje mbaron ka rëndësi ta kemi shijuar. Si ka shkuar, ka shkuar, nuk ka rëndësi. Shumë persona mbajnë kujtimet negative, unë këto kujtime i hedh pas shpine, nuk i kam. I uroj më të mirën vetes dhe atij personi sepse meriton më të mirën. Karakteri i njeriut nuk ndryshohet, kur je pozitive të shkojnë gjërat mbarë. Edhe nëse kam kaluar një verë me ulje-ngritje, jam e lumtur. Tani jam ‘single’ dhe mendoj se do të vijë një dashuri shumë e bukur.