Celebrities Gossip Showbiz

Jori Delli i zbulon ‘sekretin’ Beniadës: “Është beqare!”

Jori Delli ka qenë padiskutim një nga personazhet më të përfolur të ‘BBV 2’ edhe pse qëndrimi i saj si banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjati shumë pak. Jo vetëm për hiret e saj trupore, por dhe për lojën gjatë pjesëmarrjes së saj në spektakël, bukuroshja arriti të bëhet kryefjalë e mediave. Jo vetëm brenda shtëpisë së ‘BBV’, por dhe jashtë saj u përfol mjaft.

Jori gjithashtu njihet dhe për miqësinë e ngushtë që ka me ish- banoren e ‘BBV 1’, modelen e njohur Beniada Nishani. Postimet me njëra- tjetrën në rrjete sociale nuk mungojnë ku dhe na tregojnë raportin e mirë që kanë. Ashtu si ka ndodhur dhe pak orë më parë, teksa Jori ka ndarë me ndjekësit e saj një video ku zbulon për të gjithë se Beniada është beqare, një lajm që në fakt prej kohësh qarkullonte në portale.

Bën si diva, po ta dini që Beni është beqare.

Ish- partneri i Beniadës, me të cilin vetë bukuroshja e konfirmoi në media se ka një lidhje romantike ka qenë Blerti Hajdari, i njohur për publikun si  vëllai i Arbër Hajdarit, opinionistit të “Big Brother”. Megjithatë, Arbri nuk ka qenë ‘shkesa’ e këtij çifti, pasi modelja dhe Blerti janë njohur gjatë “Procesi Sportiv”, ku ky i fundit ka qenë i ftuar si një ish-futbollist i mirënjohur gjatë kohë kur Beniada prezantonte.