Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Edhe pse kanë 12 vite të lidhur me njëri-tjetrin, Shakira dhe Piqué nuk do të martohen kurrë për këtë arsye…

Të gjithë ne e njohim këngëtaren e njohur me famë botërore, Shakira. Ajo ka më shumë se 12 vite që është e lidhur me futbollistin e njohur spanjoll, i cili luan në skuadrën e Barcelonës, Gerard Piqué. Këtë fakt e dimë por sesi janë njohur me njëri-tjetrin nuk e dimë. Mos u shqetësoni sepse jua tregojmë ne.

Pothuajse të gjithë e kujtojnë “Waka Waka”, këngën zyrtare të Kupës Botërore të FIFA 2010 në Afrikën e Jugut, por kujt ia merrte mendja që një histori e bukur dashurie do të lindte fill pas publikimit të saj. Shakira dhe Gerard Piqué i kanë rezistuar sprovave të kohës, po edhe dashakeqësisë mediatike, kanë një familje të bukur dhe të shëndetshme, por duket se nuk do të shkojnë kurrë në altar.

Dyshja kanë dhe dy fëmijë bashkë por nuk janë të martuar dhe këngëtarja ka rrëfyer se nuk dëshiron të martohet me Piquen edhe pse ai është babai i fëmijëve të saj.

Në një intervistë në podcastin “Planet Weird”, Shakira zbuloi arsyen pse ata nuk janë martuar ende, duke theksuar se nuk dëshiron që Pique ta shohë atë si gruan e tij dhe se dëshiron të ruajë magjinë duke qenë “e dashura e tij”. Këngëtarja ka shpjeguar se:

Më tremb ideja e martesës. Është si një frut i ndaluar, preferoj ta mbaj të kujdesshëm dhe mendoj se gjithçka është e mundur në varësi të sjelljes së tij.

Pra mesa duket ata kanë zgjedhur që ta ndërtojnë marrëdhënien e tyre si dy të dashur të përjetshëm dhe jo si burrë dhe grua.