Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Showbiz

Edhe pse vuan nga kjo sindromë, Jessie J përsëri ka arsye për të qenë e lumtur!

Këngëtarja me famë botërore, Jessie J, së fundmi ka hapur zemrën me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo ka dhënë një lajm jo fort të mirë për veten. Jessie ka treguar se pas një kontrolli të kryer tek mjeku, kishte mësuar se kishte sindromën “Meniere”, që e bën të pamundur dëgjimin. Por, nëse menduat se këngëtarja e priti keq këtë lajm, e keni gabim!

Jessie shkoi në shtëpi, u kujdes për veten, bisedoi me njerëz që e bëjnë të qeshë dhe me njërin gisht në vesh (për shkak të zhurmës që i shkaktonte), pa serialin e saj të preferuar.

Sot shkova tek një doktor për veshët dhe mësova se kam sindromën “Meniere”. Fjeta. Bëra pasta. Lyeva vetullat. Bëra një trajtim fytyre. Lyeva veten me vaj kokosi dhe eca lakuriq nëpër shtëpi, duke dëgjuar muzikë krishtlindjeje (sado e çuditshme të duket). Qava me të madhe (më mungoi familja ime dhe miqtë). E rëndësishme është të shfryhesh. S’mund ta ndryshosh, ndaj mos e lejo të të prishë Krishtlindjen. Chat-ova me njerëz që më bëjnë të qesh. Shkruajta disa qëllime për vitin 2021. Tani po shikoj “Queen’s Gambit” me njërin gisht në vesh. E kam parë episodin e parë katër herë sepse kam 0 fokus dhe veshi im tingëllon sikur dikush ka hyrë dhe ka ndezur tharësen. I dërgoj dashuri të gjithë njerëzve që kanë nevojë për të, qofshin vetëm apo jo. Mendo për gjërat që ke këtë javë, jo për ato që nuk ke.

Jessie sapo na motivoi me dëshirën e saj për të vazhduar përpara pavarësisht sfidave të vështira që hasemi. Nuk mendoni edhe ju kështu?