Politikë

Edi Rama dhe Albin Kurti takim kokë më kokë në vilën qeveritare

Kryeministri Edi Rama është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në vilën qeveritare.

Kurti ka mbërritur pak më herët, ndërsa nuk dihen ende detajet e takimit.

Takimi është zhvilluar larg vëmendjes së mediave. Ende nuk ka detaje në lidhje me arsyet e takimit apo vizitës së kreut të qeverisë së Kosovës.

Kujtojmë që dy vendet përuruan këtë vit shkollor abetaren e përbashkët unike, ndërsa mbledhja e fundit mes dy qeverive ishte më 20 qershor.

Lajm në përditësim…