Aktualitet

Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, Rama: E kanë përqafuar deri në Australi, të mbrojmë Gjuhën Shqipe nga kërcënimet

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në prezantimin e abetares së përbashkët Shqipëri Kosovë u shpreh se krijimi i abetares ishte një sfidë e madhe që u realizua në pak kohë. Kryeministri Edi Rama u shpreh se abetaren unike me të cilën do të mësojnë fëmijët në Shqipëri dhe Kosovë e kanë përqafuar edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

‘Është një moment i vecantë sepse kjo abetare e unifikuar, një punë mes dy qeverive ishte një sfidë me kohën pasi hapi vendimtar për tu nisur në rrugëtimin e realizimit të saj u hodh jo shumë kohë më parë në një mbledhje të dy qeverive dhe puna e kërkuar nga të dyja skuadrat e ngritura. Ja ku jemi sot me një abetare të unifikuar, një libër i njëjtë për nxënësit që hyjnë në shkollë për herë të parë në Shqipëri dhe Kosovë dhe një lajm i mirë është se edhe miqtë dhe kolegët tanë në Maqedoninë e Veriut e përqafuan këtë ide pak më vonë, sepse ideja fillimisht ishte produkt i dy qeverive dhe sot janë në momentin kur e kanë marrë vendimin për ta futur abetaren e unifikuar edhe në klasat ku mësojnë fëmijët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Gjuha Shqipe të mbrohet nga kërcënimet e mëdha. Ka qenë e vështirë rruga e përpjekjeve për të mos u asimiluar dhe zhdukur Gjuha Shqipe e cila vazhdon që të gjallojë në hapësirat që jetojnë shqiptarët, por për të cilën janë dashur sakrifica të jashtëzakonshme. Sot është më vlerë që kjo abetare vjen në 110 vjetorin e pavarësisë si një punë e nisur në vigjiljen e festës sonë kombëtare vitin e kaluar në Elbasan. Programi mes dy qeverive eci shumë shpejt. U ngrit komisioni i përbashkët që ndoqi gjithë procesin. Duhet nga ata që e kanë bërë dhe aprovuar. Kjo është një abetare ndryshe nga e mëparshmja dhe në aspektin e procesit të të mësuarit. Abetarja vjen për herë të parë edhe në versionin digjital që lehtëson punën e mësuesve dhe prindërve”.

Abetarja e përbashkët, ministrja e Arsimit e Kosovës Nagavci: Me një punë të madhe arritëm një proces kaq të rëndësishëm! Do të kemi projekte të tjera

Ministrja e Arsimit e Kosovës Arbërie Nagavci u shpreh se abetarja e re është një ndër gurët e parë në bashkëpunimin mes dy vendeve teksa njoftoi se në të ardhmen se do të ketë dhe projekte të tjera.

“Është kënaqësi dhe nder i veçantë për mua për promovimin e abetares unike. Shpresojmë që sot të fillojmë mësimin e shkronjave me një abetare te përbashkët. Vogëlushit tanë do të mësojnë gjuhën shqipe me një abetare të përbashkët, do të bëjmë histori. Kemi jo vetëm një abetare të re, po një libër cilësor. Është detyra e jonë e përbashkët për të vazhduar shembullin e mësuesve tanë të shembullt dhe të dashur.

Me një punë të madhe arritëm një proces kaq të rëndësishëm. Ndjehem e lumtur për këtë! Edhe unë besoj që është një ndër gurët e parë që kemi vënën bashkëpunimin e gjatë që do të kemi me Evsin . Kemi shumë ide për vazhduar dhe projekte të tjera të përbashkëtat.”, u shpreh ministrja e Arsimit e Kosovës.

Ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut: Kemi nisur procedurat që edhe shqiptarët atje të përdorin të njëjtën abetare

Ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri në fjalën e tij në prezantimin e abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë tha se edhe qeveria në Maqedoninë e Veriut ka nisur procedurat që edhe shqiptarët atje të mësojnë më të njëjtën abetare.

‘Do të kemi një abetare të përbashkët. Dita e sotme përbën edhe një ditë historike, ku njerëzimit i kujton nevojën për të bërë për komunitetin. Shqiptarët pikërisht sot promovojnë abetaren e përbashkët dhe vendosmërinë e qeverisë së Shqipërisë e Kosovës e Maqeodnisë së Veriut që ne po bjëmë ndaj popullit e për një arsim më cilësor. Shqipëria dhe Kosova kanë qenë përkrahësit dhe mbështetësit më të mëdhenj për mijëra studentë nga trevat e tjera për tu arsimuar. Abetarja që sot promovohet konfirmon për nevojën e futjes së kësaj abetarje për të gjithë nxënësit shqiptar kudo që janë. Dua të ndaj me ju se kemi filluar procedurat në vendin tonë dhe jam i bindur që edhe në do të përdorim të njëjtën abetare. Një ide që tani kemi hedhur hapa drejt normalizimit është platforma online ku mësuesit do të angazhohen me disa orë në javë për t’u ligjëruar fëmijëve në diasporë gjuhën amtare.’- tha Shaqiri.