Celebrities Showbiz

Einxhel Shkira flet mbi lidhjen e saj me Dj Dagz, së shpejti një fëmijë?!

Kur bëhet fjalë për “Big Brother Vip Albania”, një nga ish-banoret më të diskutuara sigurisht që ka qenë Einxhel Shkira. Einxhel tërhoqi vëmendjen e shumë fansave dhe fitoi dashurinë e tyre, me karakterin e saj unik, personalitetin e fortë por edhe historinë personale të cilën e ndau gjatë “BBV”.

Padyshim që shumë e përfolur bukuroshja ka qenë dhe për shkak të lidhjes së saj me një tjetër ish banor të shtëpisë, histori që u krijua brenda spektaklit por duket se po vazhdon më mirë se kurrë edhe jashtë. Jo vetëm që marrëdhënie mes dyshes po shkon shkëlqyeshëm pasi si Einxhel dhe Dagz nuk na i kursejnë postimet shumë të ëmbla së bashku.

Mbrëmjen e kaluar Einxhel ka qenë në rolin e moderatores në “Goca & Gra” në Top Channel. Ajo nuk ka lënë pa përmendur dhe lidhjen e saj me Dagz. Einxhel u shpreh se e vetmja arsye që mund ta linte Dagz, do ishte vetëm nevoja për të qëndruar e vetme.

Nuk është një lojë. Nuk do Të kisha nerva ta zgjasja për lojë. Do e lija vetëm për të ndenjur vetëm, por për asnjë tjetër, nuk besoj. Është një njeri që më ka dhuruar një qetësi që nuk e kam pasur asnjehërë në jetën time, ka zbutur Einxhel Shkirën.

Jo vetëm kaq, por Einxhel tregoi se është e gatshme të bëhet nënë në një të ardhme të afërt. Moderatorja tha se edhe Dagz është në këtë etapë të jetës.

Dua që të gjithë energjinë ta orientoj te një fëmijë, jo vetëm tek karriera. Është momenti i duhur mendoj. Edhe Dagz është në këtë etapë të jetës. Fëmija për ne nuk do të përbente një problem. Mendoj se do të jemi prindër shumë të hapur me fëmijën tonë.

Rikujtojmë se, së fundmi bukuroshja ndau me ne një foto ku duket një unazë ku në të është formuar një zemër dhe disa rrahje zemre. Ajo nuk ka zbuluar nëse kjo dhuratë është nga Dagz, por nga mbishkrimi i fotos na la ta kuptojmë diçka të tillë.

Në çdo rrahje të zemrës sime.