Celebrities Gossip Showbiz

“Në çdo rrahje të zemrës sime…” Mos ndoshta Einxhel mori unazën ‘premtuese’ nga DAGZ?

Kur bëhet fjalë për “Big Brother Vip Albania”, një nga ish-banoret më të diskutuara sigurisht që ka qenë Einxhel Shkira. Einxhel tërhoqi vëmendjen e shumë fansave dhe fitoi dashurinë e tyre, me karakterin e saj unik, personalitetin e fortë por edhe historinë personale të cilën e ndau gjatë “BBV”.

Padyshim që shumë e përfolur bukuroshja ka qenë dhe për shkak të lidhjes së saj me një tjetër ish banor të shtëpisë, histori që u krijua brenda spektaklit por duket se po vazhdon më mirë se kurrë edhe jashtë. Jo vetëm që marrëdhënie mes dyshes po shkon shkëlqyeshëm pasi si Einxhel dhe DAGZ nuk na i kursejnë postimet shumë të ëmbla së bashku.

Por, duket se teksa gjërat mes dyshes janë duke u bërë tepër serioze. Pak më parë bukuroshja ndau me ne një foto ku duket një unazë ku në të është formuar një zemër dhe disa rrahje zemre. Ajo nuk ka zbuluar nëse kjo dhuratë është nga DAGZ, por nga mbishkrimi i fotos na la ta kuptojmë diçka të tillë.

Në çdo rrahje të zemrës sime

Mos ndoshta është ky një ‘premtim’ mes çiftit dhe së shpejti do të kemi lajme prej tyre?

Rikujtojmë, se Einxheli disa ditë më parë ishte e ftuar në emisionin “Live from Tirana” nga ku tregoi shumëçka rreth jetës së saj personale dhe jo vetëm. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. Einxhel na prezantoi gjithashtu me 5 këngët e saj të preferuara të cilat lidhen me qëndrimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.