Celebrities Gossip Showbiz

Einxhel Shkira përlot me fjalët për të ëmën në ditën e lindjes së saj!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre. Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali. 

E teksa prezantuesja është mjaft aktive me postime në rrjete sociale për sa i përket jetës në çift dhe shtatzanisë, disa nga Instastory-t më të fundit në fakt nuk kanë të bëjnë me këto, por me një dedikim shumë të veçantë që bukuroshja ka bërë për të ëmën me disa fjalë vërtet prekëse.

Vjet dëshira e saj për ditëlindje ishte të hyja në ‘BBV’ pa e ditur se ai ‘qiri’ do i plotësonte më shumë se thjesht një dëshirë. Tashmë të njohin të gjithë dhe të adhurojnë pavarësisht se nuk të kanë takuar kurrë! Të duan aq shumë sa unë emocionohem kur vijnë me vrap kudo që më shohin thjesht të më pyesin ‘Si është mami Lola?’ Për të gjithë ata që nuk më kanë takuar dot, por më shkruajnë shpesh për ty, dua t’ju them që edhe pse sot është hera e fundit që feston thjesht si nënë ditëlindjen, ajo është gruaja më e lumtur në botë që vitin e ardhshëm, dashtë Zoti, do e festoj me nipin e saj në krahë. Lumturia paska qenë ilaçi çudibërës për të! Shpresoj që bebi të trashëgojë jo vetëm bukurinë, por të gjithë mirësinë e shpirtit tënd. Të duam shumë, unë, bebi dhe Dagz.