Kanë kaluar plot katër vite që nga momenti kur Einxhel Shkira hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, një eksperiencë që ndryshoi rrjedhën e jetës së saj.
Për moderatoren, formati televiziv nuk solli vetëm famë dhe vëmendje, por edhe dashurinë e jetës — DJ Dagz, me të cilin sot ndan një familje të lumtur dhe dy fëmijë.
Në një postim nostalgjik në “InstaStory”, Einxhel ndau një kujtim nga ajo periudhë, duke reflektuar mbi rrugëtimin e saj personal dhe transformimet që ka përjetuar ndër vite.
Ndërkohë si sot, 4 vjet më parë. Kanë ndryshuar shumë gjëra që atëherë
-shkroi ajo, krahas një fotografie nga ajo kohë.
Në një rrëfim të sinqertë, ajo shtoi:
Mund të më mungojë pamja e saj, trupi, flokët, fytyra… por jo jeta e saj. Ah, sikur ta dinte atë ditë se si do të ishte jeta e saj pas katër vitesh, do kishte barrën më të lehtë në shpirt dhe do flinte më e qetë.
Einxhel pranoi se vetëm pas përjetimit të dashurisë dhe qetësisë shpirtërore, kuptoi boshllëkun që e kishte shoqëruar më parë.
Nuk e kuptoja sa bosh dhe e trishtuar isha, derisa përjetova lumturinë hyjnore dhe plotësim shpirtëror. Faleminderit Zot për bekimet e tua
-përfundoi ajo.
Sot, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë një nga çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar, të cilët shfaqin shpesh momente të ëmbla nga jeta e tyre familjare, duke dëshmuar se dashuria mund të lindë edhe aty ku nuk e pret — në një shtëpi plot kamera.