Celebrities Gossip Showbiz

Siç e kishim thënë prej kohësh! Einxhel Shkira konfirmon shtatzaninë me video-n më emocionuese!

Fjalët tona u vërtetuan! Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak minuta më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqet e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur duket qartë.

Ne i urojmë Einxhelit që ky rrugëtim të jetë sa më i ëmbël!

Deri më tani, Dagz dhe Einxhel i mohonin fjalët që qarkullonin lidhur me këtë lajm, por mesa duket çifti ka pritur pak për ta dhënë lajmin e bukur në këtë mënyrë kaq emocionuese!

Së fundmi Einxhel ka postuar disa foto me ‘vello nusërie’ dhe fansat nuk mund të mos komentonin. Në foto ku bukuroshja kishte një vello të bardhë në kokë, fansat e komplimentuan Einxhel për pamjen e saj, teksa kishte edhe nga ata që i uronin të martohet sa më shpejt.