Pas ditëlindjes së DJ PM, rrjetet sociale u ndezën nga spekulimet rreth një ndarjeje të mundshme mes tij dhe partneres së tij, Sarah. Shkak për këtë u bë mungesa e një urimi publik apo postimi të përbashkët, gjë që fansat e çiftit e interpretuan si shenjë të një krize në marrëdhënien e tyre.
Megjithatë, duket se e vërteta është krejt tjetër dhe larg thashethemeve që qarkulluan.
Në një koment në një video të publikuar së fundmi nga Sarah, Einxhel Shkira zbuloi në mënyrë indirekte se çifti ndodhet aktualisht në pushime së bashku.
Kurioze jam nëse është zgjuar PM kaq herët për plazh?!
– shkruan ajo me humor, duke konfirmuar se DJ PM dhe Sarah janë bashkë, por kanë zgjedhur të mos ndajnë momente të përbashkëta në rrjetet sociale.
Mesa duket, çifti ka preferuar të qëndrojë larg vëmendjes publike dhe të shijojë kohën për njëri-tjetrin në privatësi, duke lënë pas zhurmën e spekulimeve online.