Superylli botëror Rihanna ka emocionuar fansat në mbarë botën me lajmin se është bërë nënë për herë të tretë. Këngëtarja solli në jetë një vajzë më 13 shtator, duke plotësuar kështu familjen e saj me një princeshë të vogël pas dy djemve.
Lajmi u bë i ditur mbrëmjen e djeshme dhe u prit me gëzim nga ndjekësit e saj, por edhe nga shumë personazhe publikë, përfshirë figura të njohura të showbiz-it shqiptar.
Mes tyre ishte edhe moderatorja Einxhel Shkira, e cila reagoi me humor në rrjete sociale, duke i drejtuar një pyetje publike partnerit të saj, Dagz-it:
Ja dhe Riri e bëri gocën, po ne kur?
– shkroi ajo në Instastory, duke marrë vëmendjen e ndjekësve.
Çifti i njohur, që fitoi simpatinë e publikut gjatë “Big Brother VIP”, tashmë janë prindër të dy djemve dhe shpesh ndajnë momente të lumtura nga jeta e tyre familjare.
Ndërkohë, Rihanna po shijon në mënyrë të plotë rolin e nënës.
Pas suksesit të madh të markave të saj Fenty Beauty dhe Savage X Fenty, këngëtarja dhe partneri i saj, reperi A\$AP Rocky, tashmë janë prindër të tre fëmijëve.