Dilema Sociale

Ekskluzive/ Vesa Luma zbulon kontratën me Zelandën e re!

Mbrëmjen e sotshme ishin të ftuar në linjë telefonike Vesa Luma dhe Big Basta. Të dy janë një çift shumë i dashur pë publikun, përveç dashurisë dhe djalit të tyre Lian, i bashkon edhe karriera muzikore.

Në një intervistë për Top Albania Radio, tek emisioni “Dilema Soziale”, Vesa Luma zbuloi ekskluzivisht projektin e saj më të ri, këto ditë ajo po bisedon për një kontratë në Zelandën e Re. Kujtojmë, se çifti është zhvendosur prej kohësh aty dhe kanë qëndruar pak larg edhe nga mediat.

Në fakt nga pasnesër do të filloj që të provoj me producentat e mi këtej, që të provoj tregun këtej… Është një frikë shumë e madhe nga ana ime, asnjëherë nuk e kam pasur ndërmend, por pastaj thashë jam që jam, pse jo të mos ta provoj, megjithëse tregu këtu është komplet ndryshe, por gjithsesi do ta provojmë, do të shof se çfarë do bëjmë si do t’ja dalim. Gjithsesi të paktën e dimë që e kemi provu, por nga ana tjetër nuk do ta lëmë anash edhe tregun tonë. Edhe njerëzit që po na shkruajnë vazhdimisht, i falenderoj shumë sepse po na mbajnë akoma gjallë.

Kështu shprehet Vesa Luma, duke bërë publik edhe lajmin më të bukur për të gjithë fansat e saj. Mezi po presim tashmë ta shikojmë atë ndryshe me projekte të reja edhe në Zelandën e re.