Celebrities Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbizi?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Loredana Brati ishte e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku dha një intervistë të sinqertë ku ndau detaje të jetës personale dhe familjare, por vëmendje të madhe mori kur u pyet për marrëdhënien me Jozin, me të cilin nisi një lidhje brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Kujtojmë se situata mes tyre u tensionua pas incidentit gjatë largimit të tyre nga shtëpia. Megjithatë, Loredana u shpreh se ndjenjat për Jozin nuk janë shuar:

Jam ende e dashuruar me të, ndjenjat nuk fshihen kaq lehtë.

2. Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka zbuluar se është gati për të sjellë albumin e saj të tretë, të titulluar “Don’t Click Play”, që do të publikohet më 22 gusht 2025. Këngëtarja e bëri të ditur këtë lajm përmes një postimi në Instagram, ku ndau me ndjekësit edhe kopertinën zyrtare të albumit. Në imazhin artistik, Ava shfaqet e veshur me bikini, duke qëndruar mbi një strukturë metalike në formë trekëndëshi, e rrethuar nga flakë të ndezura.

3. Një postim i papritur në llogarinë zyrtare të Kim Kardashian në Instagram tronditi miliona ndjekës të saj, duke ngjallur konfuzion dhe reagime të shumta në rrjet. Por, shumë shpejt u mësua se pas këtij veprimi qëndronte djali i saj 9-vjeçar, Saint West. Në profilin e Kim-it, i cili numëron mbi 357 milionë ndjekës, u shfaq një mesazh i pazakontë që thoshte:

Abonohuni në kanalin e Saint

– i shoqëruar me një pamje të ekranit ku promovohej një kanal në YouTube me emrin @S4intsking.

4. Së fundmi kanë qarkulluar thashetheme se reperi Big Basta dhe këngëtarja e njohur Vesa Luma i kanë dhënë fund martesës së tyre. Spekulimet u përforcuan nga mungesa e një reagimi publik nga ana e Vesës, e cila për një kohë të gjatë nuk publikoi asnjë postim në rrjetet sociale rreth këtyre theshethemeve. Mirëpo, së fundmi Vesa vendosi të reagojë. Ajo publikoi një kolazh fotosh në Instagram, ku në mesin e imazheve shfaqet edhe një foto e Big Bastës. “Muzikë, dashuri, shoqëri” shkroi ajo në përshkrimin e postimit, duke dhënë një sinjal të qartë se mes saj dhe Big Bastës gjithçka po ecën për mrekulli.

5. Raporti mes Gjestit dhe Xheneta Fetahut vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe të komentimeve në rrjet. Fituesi i “Big Brother VIP Albania 4” kishte deklaruar më herët se nuk dëshiron të ketë më asnjë kontakt me modelen. Së fundmi, dyshja është parë në ambientet e Top Channel, ku Xheneta punon, por takimi i tyre ishte krejtësisht i rastësishëm. Në programin “E Diell”, Xheneta sqaroi se nuk ka pasur asnjë komunikim mes tyre, vetëm shkëmbyen shikime, duke qenë se Gjesti ishte i shoqëruar nga roje sigurie.