Gossip Showbiz

Vesa Luma bën reagimin e papritur ndaj ”tentativës për arratisje” nga shtëpia të Gjestit!

Banori i “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti, ka shkelur rregullat e shtëpisë duke kapërcyer murin rrethues të mërkurën, një veprim që ka shqetësuar produksionin.

Si pasojë e kësaj shkeljeje, produksioni ka dërguar një zarf të zi për Gjestin, duke njoftuar se një vendimi për masat që do të merren ndaj tij do të bëhet i ditur të shtunën.

Gjesti ka dhënë një shpjegim për veprimin e tij, duke theksuar se e bëri këtë për shkak të një momenti të vështirë emocional dhe presionit të ushtruar nga dy persona brenda shtëpisë. Sipas tij, ky veprim ishte një reagim ndaj situatës stresuese që po kalonte.

Pas këtij incidenti, ka reaguar edhe këngëtarja Vesa Luma, e cila ka sugjeruar që Gjesti të fokusohet më shumë në karrierën e tij jashtë shtëpisë, duke e cilësuar si fituesin e këtij “Big Brother VIP”.