Celebrities Live From Tirana Music

Eksluzivisht për TAR/ Elhaida Dani rrëfen gjjithçka për albumin e saj më të ri, “ZanIN”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar këngëtarja e njohur dhe shumë e talentuar Elhaida Dani. Siç besoj të gjithë e dimë, Elhaida sapo ka lançuar albumin e saj më të ri “ZanIN”, i cili përbëhet nga 5 këngë dhe normalisht nuk kishte si bukuroshja të mos i komentonte këto këngë që vlen të theksojmë janë “përqafuar” shumë mirë nga publiku.

Artistja e njohur shprehet se në këto projekte muzikore ka dhënë të gjithë shpirtin dhe ka dashur të vi 100% shqip.

Unë do të njihem gjithë jetën për balada, por kam zbuluar një anë timen natyrale në këto këngë. Janë shumë njerëz që kanë punuar për këto projekte dhe i falenderoj pafund.

Për më tepër, zbuloni më poshtë ndjesitë e artistes në secilën këngë të cilat janë realizuar edhe me videoklip gjithashtu.

1.”Zanin”

“Çfarë tjetër personifikon Elhaidën më shumë se zani? Çfarë kam unë që do e marrë me vete kudo? Zani më ka sjellë deri këtu dhe nuk e di deri ku do më çojë. Kjo këngë lindi fare natyrshëm në studio. Kur lindin demot lindin duke kënduar një zanore ndërsa kjo këngë lindi direkt me fjalën zani. Qëllimi ishte të mblidheshim në studio dhe të lejonim ndjenjat tona, shpirtin tonë të merrnin udhën. Ishin momente krijimi. Nuk doja të kishim limite. Djemtë kanë lënë çdo impenjim për tu marrë vetëm më këtë projekt dhe jam falenderuese sepse kanë bërë një mrekulli. Ja dedikoj vendit tim, Shkodrës, gjuhës time.”

2-“Hajmali”

“Kam një varëse që kam vite që e mbajë dhe më është kthyer në një hajmali që më sjellë fat. I kam mbushur mendjen vetes që më sjellë fat. “Hajmali” ka qenë kënga e fundit që kemi shkruajtur. Ishte ajo që nuk po lindte, vuajtëm për ta krijuar dhe kur lindi nuk isha shumë e bindur. I thoja çunave që është shumë larg meje dhe më thanë për të ta sjellë më afër vetes do të sjellim të gjithë instrumentat live në studio dhe do e shohësh energjinë që do të marrësh nga ato. Aty pastaj fillova të dashurohesha me këngën. Po pres ‘backstage’-et e videos sepse janë shumë qesharake. Xixat e veshjes më kanë verbuar aq sa nuk arrija të hapja dot sytë.(qesh) Balerinët kanë vuajtur shumë. Kemi xhiruar në 1 të natës dhe ishin shumë të lodhur. Duhet të ishte festë ky videoklip për të parë shndërrimin e Elhaidës gjatë natës.”

3-“Amore”

“Ma mori zemrën dhe shpirtin ky projekt, asgjë tjetër. Nuk do të flas asnjëherë për jetën time private vetëm po më doli ndonjë gjë. Jam super e lumtur dhe një vajzë më fat dhe nuk e kam fjalën për projektin. Faktikisht pasi kanë parë klipin njerëzit më kanë pyetur: “Jeni dy aty?”. Është elementi ujë në këtë video dhe më ka pëlqyer shumë si ide. Pasqyrën nuk e di si e vendosën atje sepse erdha vonë në set por për tu futur brenda më kanë mbajtur me karrige për të mos u lagur. Nuk e prisja të dilte aq artistike. Për dy orë kanë mbaruar xhirimet. Unë doja të vija ndryshe, hapëm një grup me stilistet në ‘Watsapp’ dhe më kanë shkatërruar. (qesh) Zgjohesha në mëngjes me 100 fotografi që duhet të zgjidhja veshjen. Doja të vija ndryshe por jo të dilja nga vetja.”

4-“Kënga jonë”

“E këndon dhe nuk trishtohesh. Këngë që flet për mbarimin e një historie dhe për një vajzë që akoma ka frikë se nëse e takon në rrugë personin që dashuron do ta lëndojë. Klipi im i preferuar sepse e kemi realizuar në një xhirim shumë modern. Rrezikonte sepse mund të shkonte çdo gjë keq. Xhirimet janë bërë me shpejtësi maksimale. Nëse shikoni videon është një rrëmujë e madhe, kameramanët që bërtasin dhe finalja është ndjesia që unë e dua shumë si këngë. Në dy referenet e fundit që janë kënduar, ata që më njohin, edhe mami im, e dëgjojnë që është zëri im kur qan. U futa dhe e përjetova aq shumë sa për ta transmetuar duhet të isha 100% unë. Kledi Bahiti është i vetmi që e solli këngën, e kishte gati. Është këngë e dashur edhe për Kledin. E vlerësoj që një këngë kaq të dashur ma dhuroi mua.”

5-“Jam betu”

“Nuk i betohem ndonjë personi që do të më mërzisi me fjalë. Do i betohem njerëzve që më mbushin me dashuri. Është kënga element ajër. Jam në ajër dhe pëlqej veshjen, flokët, bizhuteritë, çdo detaj timin. Në këtë klip janë zgjedhur balerinë që i shkojnë këtij projekti. Është energji dhe pozitivitet kjo këngë. Po e shijoj shumë. Do e zgjidhja për në Eurovision këtë këngë.”