Health & Beauty Lifestyle

Eksperimenti që zbulon se përse duart e grave në sezonin e dimrit janë më të ftohta se duart e burrave!

Me ardhjen e dimrit shpesh njerëzit kanë probleme pasi duart e tyre qëndrojnë të ftohta. Në disa raste, kjo nënkupton se trupi po përpiqet të mbajë një temperaturë normale, ndërsa në raste të tjera, duart e ftohta janë një shenjë e një gjendjeje ose sëmundjeje të caktuar. Mund të bëhet fjalë për probleme të qarkullimit të gjakut. Kur kjo gjendje është e shpeshtë dhe nuk mund të ngroheni atëherë bëhet fjalë për një sëmundje që kufizon rrjedhjen e gjakut në duar.

Ndërkaq mund të keni vënë re se gratë ankohen më shpesh për duart e ftohta se sa burrat. Ekspertët janë interesuar a ekziston ndonjë shpjegim shkencor për këtë dhe për këtë kanë bërë një hulumtim, qëllimi i të cilit ishte të zbulojë se përse duart e grave janë më të ftohta se duart e burrave. Shkaktari i kësaj dukurie qëndron në masën muskulare. Masa muskulare është ajo që i “ngroh” duart dhe i bën më të ngrohta, mirëpo meqenëse burrat kanë më shumë masë muskulare se gratë atëherë kjo vetvetiu bën që ata të mos t’i kenë aq të ftohta duart sa gratë.

Shkencëtarët e Kembrixhit kanë bërë një hulumtim duke kërkuar nga pjesëmarrësit në eksperiment që duart t’i mbajnë në ujë të akullt tre minuta. Pjesëmarrësit të cilët kanë pasur masë më të madhe muskulare i kanë ngrohur më shpejt duart dhe dëshmi për këtë kanë qenë imazhet e kamerës termale. Rezultatet kanë qenë paksa befasuese për ekspertët të cilët kanë konsideruar që yndyrat kanë një rol më të madh. Një nga autorët e hulumtimit tha se:

Gjithmonë kemi menduar se yndyrat janë faktori më i rëndësishëm në termorregullimin, por rezulton se muskujt luajnë rolin kryesor. Trupi i njeriut është i mahnitshëm, sistemi dinamik përdor muskujt për të gjeneruar nxehtësi në mënyrë që të ngrohë pjesën tjetër të trupit, përfshirë duart.

Ndërkaq, doktoresha Stephanie Payne, e cila udhëhoqi eksperimentin tha ndër të tjera se:

Ka më pak gjasa që gratë të kenë shumë masë muskulare në duar, por ka më shumë gjasa që ato të veshin doreza më shpesh sesa burrat.